14:52 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Aksidenti në Lupq, gjashtë persona të lënduar, mbyllet njëri shirit i rrugës

Pak minuta më parë Indeksonline raportoj për një aksident në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lupq.

Në një prononcim për Indeksonline, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha dha detaje rreth aksidentit.

“Me 20.09.2020, rreth orës 14:00, Policia ka pranuar një informacionin lidhur me shkaktimin e një aksidenti me lëndime dhe dëme materiale ne rr. Magjistrale Prishtine – Podujeve, konkretisht ne fshatin Lupq.”

“Menjëherë ne vendin e ngjarjes ka dal njësia policore, si dhe është njoftuar emergjenca e cila po ashtu ka mbërri ne lokacion. Sipas informacioneve fillestare, 2 automjete janë të përfshira në këtë aksident dhe raportohet se 6 persona kanë marr lëndime trupore. Njësite kompetente të trafikut rajonal  janë duke kryer procedurat hetimore dhe po kryejnë vend-shikimin. Njëri shirit i rrugës është mbyllur deri në kryerjen e procedurave të nevojshme dhe matjeve nga trafiku rajonal i Prishtinës, për kompletim te mëtejmë te rastit”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/