21:37 / E Enjte, 18 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aksidenti zinxhiror në Serbi, MPJ jep detaje për gjendjen e kosovarëve!

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Serbi ka përcjellë nga afër zhvillimet pas një aksidenti zinxhiror që ka ndodhur dje në Serbi.

Dikasteri që udhëhiqet nga Behgjet Pacolli thotë se sipas raportimeve të para aksidenti i trafikut ndodhi nga një tym i dendur dhe për pasojë la të vdekur një person dhe disa të tjerë të plagosur.

Ministria e Punëve të Jashtme ka siguruar informacione zyrtare se tre shtetasit kosovarë, të cilët ishin pjesë e këtij aksidenti kanë marrë disa lëndime-gërvishtje.

Po ashtu, MPJ njofton se pas pranimit të ndihmës së parë në vendngjarje tre qytetarët e Kosovës janë liruar dhe kanë vazhduar rrugën për në vendlindje./Indeksonline/