10:07 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Aksidentohen dy autobusë në Klinë, të lënduar 12 persona

Një aksident trafiku në mes dy autobusëve ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dymbëdhjetë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

“Fsh. Drenoc, Klinë, 03.03.2018-03:30. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy autobusëve, me ç’rast  lëndime trupore kanë pësuar dymbëdhjetë persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet  në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/