10:14 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Aktivistët e dënuar të Vetëvendosjes, arrijnë në Gjykatë të Apelit

Katër aktivistët e Vetëvendosjes që u dënuan me 21 vjet burg për sulmin në Kuvend janë sjellë në Gjykatë të Apelit ku pritet të shqyrtohet ankesa e mbrojtjes lidhur me vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë.

Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti janë sjell me duar të lidhura nga qendrat e paraburgimit ndërsa në Gjykatë është edhe e dënuara tjetër Adea Batusha e cila është në liri.