10:36 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Aktorët e ‘O Sa Mirë’ shumë shpejtë me komedi

Nis një bashkëpunim zvicerano-shqiptar për një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi, xhirimet e të cilit janë planifikuar të fillojnë gjatë muajit qershor dhe korrik, në dy shtetet, Kosovë-Zvicër.

Kjo nismë vjen nga aktorët Jeton Zogjani, Ridvan Murati dhe Edi Kastrati, aktorë të serialit më të shikuar në vend “O Sa Mirë”.

Organizimin për shtetin Zviceran e ka aktori dhe njëherësh drejtor i Qendrës Kulturore në Cyrih, Ridvan Murati, ndërsa për Kosovë Jeton Zogjani dhe Edi Kastrati./Indeksonline/