23:52 / E Mërkurë, 17 Korrik 2019 / indeksADMonline

Aktori amerikan fiton betejën ligjore, lirohet nga akuzat për abuzim seksual

Prokurorët në ShBA kanë vënë re një rast me të cilin e kanë akuzuar aktorin Kevin Spacey se ka sulmuar seksualisht një të ri në një ishull në Massachusetts në vitin 2016, transmeton Indeksonline.

Spacey u akuzua për abuzimin me një person 18 vjeçar të dehur në barin ‘Nantucket’ ku i riu punonte.

Aktori i mohoi të gjitha akuzat.

Sipas dokumenteve ligjore, të marra nga TMZ, rasti u hodh “për shkak të mungesës së dëshmitarit ankues”.

Dhe kështu aktori ka fituar këtë betejë ligjore, duke u shkarkuar nga gjitha akuzat që rëndonin mbi të. /Indeksonline/