11:54 / E Shtunë, 09 Qershor 2018 / indeksADMonline

Aktori i njohur shumë i trishtuar për vdekjen e Vokrrit: Ka vdekur idolli…

Fatmir Spahiu, aktori i njohur shqiptar përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”, ka reaguar lidhur me vdekjen e legjendës së futbollit, Fadil Vokrri.

Spahiu është shprehur shumë i trishtuar, duke theksuar se ai ishte idolli i tij nga Parizani e më vonë edhe mik shumë i mirë.

Postimi i tij përfundon me një falënderim për të gjitha të mirat që i ka dhënë vendit tonë, Kosovës.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Nuk ka se si me keq te filloj kjo dite edhe kjo vere, lajmi per vdekjen e Fadil Vokrrit eshte nje tragjedi kombetare pa asnje diskutim. Sot nder te tjera ka vdekur idolli jem i femijerise te Partizani dhe me vone nje mik i imi shume i mire dhe teper i çmueshem.
Lamtumire Fadil, falemnderit per krejt ato qe i dhe vendit tone, Kosova do te nderoj pergjithmone!

 

Temat: