23:58 / E Diele, 04 Mars 2018 / indeksADMonline

Aktori serbo-kroat që dëshiron ta luaj rolin e Adem Jasharit, pati rolin e një shqiptari në “Taken 2” (Video)

Shumë shpejtë pritet të nisin gjirimet e një filmi i cili si kryepersonazh do ta ketë Komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Jasharin. Skenarin e këtij filmi është duke e shkruar regjisori dhe skenaristi Luan Kryeziu, shkruan Indeksonline.


Mirëpo ende nuk dihet se cili aktor do ta luaj rolin e komandantit legjendar. Teksa për këtë rol do të mbahet edhe një audicion gjatë këtij viti. Por një gatishmëri për ta marrë këtë rol e ka shprehur edhe aktori serb i lindur në Kroaci, Rade Serbedzija.

E siç duket aktori serb i pëlqen të luan rolet shqiptare, pasi që ai në filmin e njohur “Taken 2” ka pasur një rol pikërisht të një shqiptari./Indeksonline/