21:30 / E Shtunë, 16 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Aktori shqiptar gjatë xhirimeve la skenën sepse kishte frikë nga gjarpri

Filmi më i ri “Falco” do të shfaqet nëpër kinema nga 20 nëntori.

Pjesë e këtij filmi do të jenë aktorë të njohur si Besart Kallaku, Bleona Qerreti, Olsion Bylyku, Rashel Kolaneci, Sara Kolami, e shumë emra të tjerë, shkruan Indeksonline.

Besi javë me parë përmes një postimi ka thënë se “Falco” do ju thyejë brinjët nga të qeshurat, e kjo po vërehet përmes videove që po qarkullojnë në internet, të cilat janë bërë gjatë xhirimeve.

Së fundi Besi shpërndau një video teksa shihet se gjatë xhirimeve të filmit, aktori i njohur Olsi Bylyku la skenën sepse kishte frikë nga gjarpri.

Mos bë kështu lojnash morë burrë”, degjohet teksa Olsi i thotë Besit./Indeksonline/