Aktori shqiptar me famë botërore për Vokrrin: Krenaria e jone e pavdekshme! (Foto)
Sot ka vdekur legjenda e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri.
Ndarja nga jeta e Vokrrit ka prekur qytetarë e figura të shquara të të gjitha trevave shqiptare.
Edhe aktori me famë botërore Marko Caka përmes llogarisë së tij Facebook ka shprehur dhimbjen e tij me këto fjalë:
“R.I.P per legjenden e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri !
Krenaria e jone e pavdekshme ne permasat e futbollit boteror te viteve 80′ kishte vetem nje emer, FADIL VOKRRI !”