18:54 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Aktorja dhe këngëtarja e famshme po shërohet nga droga, sa ka ndryshuar

Aktorja dhe këngëtarja e famshme amerikane, Demi Lovato është parë dje duke lënë objektin e rehabilitimit nga droga. Ajo është fotografuar duke u bërë gati për udhëtimin në Chicago.

Lovato ka marrë urdhërin nga mjekët që të përjetojë qetësinë për disa ditë duke fluturuar me aeroplan privat.

Demi do të jetë në Çikago për disa ditë për trajtim dhe pastaj do të fluturojë për t’u kthyer në qendrën e rehabilitimit ku ka qenë që prej të shtunës së kaluar.

Ajo ishte pranë vdekjes nga mbidoza./Indeksonline/

Temat: