13:21 / E Shtunë, 06 Tetor 2018 / indeksADMonline

Aktorja e pornografisë boton libër, tregon detaje intime për presidentin Trump

Aktorja e pornografisë amerikane, Stormy Daniels, ka thënë se ‘nuk u përpoq ta poshtëroj Presidentin Trump kur i bëri një përshkrim penisit të tij’.

Aktorja e të rriturve mbrojti me shkrim atë që ajo pretendon se është një përshkrim i saktë i penisit të Presidentit në librin e saj të ri, sepse dëshmon se ajo është “duke thënë të vërtetën”.

Ylli i pornografisë i tha ‘Newsnight’ për përshkrimin e saj intim të burrërisë së Presidentit, duke dëshmuar se ajo po i tregon të vërtetën rreth çështjes së tyre të vjetër me presidentin, transmeton Indeksonline.

Stormy Daniels këmbëngul se nuk ka zbuluar tepër detaje intime të marrëdhënies së saj të dyshuar me Donald Trump, për ta poshtëruar atë.

Ajo i tha Newsnight BBC2: “Përveç nëse ai ka pasur një transplant penisi atëherë unë jam goxha e sigurt se kjo është një matricë.”

E pyetur nëse po përpiqej ta poshtërojë presidentin, ajo tha se Trump “më sulmoi më parë”, duke shtuar: “Unë kurrë nuk do ta poshtëroj dot dikë për asnjë arsye”.

Daniels, emri i së cilës është Stephanie Clifford, tha se ajo zbuloi detajet për të treguar se po thoshte të vërtetën.

Ajo shtoi: “Unë në fakt nuk po tregoj se e kam puthur atë, por duke rrëfyer çdo hollësi, mendoj se është e qartë se di gjëra që vetëm dikush që kishte përjetuar dhe ka qenë me të do t’i dinte./Indeksonline/.