75 Mall Live Search
18:34 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Akuza të rënda për Manchester United rreth marrëveshjes për Falcaon

Mediumi “Football Leaks” është duke bërë një hulumtim të gjerë rreth mashtrimeve të bëra në futboll vitet e fundit.

Në numrin e fundit të ballinës “Football Leaks” zbulon se Manchester United ka paguar katër milion euro për një ndeshje miqësore e cila nuk ka ndodhur asnjëherë.

Kjo ndeshje ishte pjesë e marrëveshjes për transferimin e Radamel Falcaos, transmeton Indeksonline.

Arsyeja se pse United besohet ta ketë bërë këtë ishte për të ju ikur rregulloreve të ligës franceze.

Nëse zbulohet se kjo është e vërtet atëherë e pret një dënim i rëndë gjigantin anglez./Indeksonline/