17:24 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Tifozët nuk e duan Henryn, sulmojnë Falcaon

Skuadra e Monakos duket se përfundimisht ka harruar të fitojë. Klubi nga principata vazhdon me rezultatet negative dhe tani e sheh veten në skuadrat që rrezikojnë të bien nga kategoria.

Skuadra e drejtuar nga Thierry Henry u mund ditën e djeshme nga skuadra e Reims me rezultatin 1 me 0, dhe pas ndeshjes tifozët kanë mbetur të pakënaqur dhe fajin ia kanë hedhur trajnerit Henry.

Francezi kur erdhi në krye të stolit të Monakos premtoi se rënia nga kategoria nuk do të jetë një çështje për të diskutuar pasi skuadra do të ndryshonte, por ky ekip nuk po e tregon këtë gjë.

Pas ndeshjes tifozët kanë debatuar me trajnerin Henry dhe një pjesë të lojtarëve teksa dhe kanë goditur kapitenin e tyre, Radamel Falcao megjithëse nuk ekzistojnë pamje filmike.

Henri on Vidnews.