17:31 / E Diele, 01 Prill 2018 / indeksADMonline

Alarm për bombë në Tiranë (Foto)

Një çantë e braktisur është pikasur përballë Qendrës së Informimit të BE në Tiranë, pranë Pallatit të Kongreseve.

Policia ka arritur në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa priten ekspertët për të eksperimentuar nëse brenda saj ka lëndë plasëse.

Edhe më herët ka pasur raste të ngjashme, megjithatë alarmet kanë rezultuar flase, shkruan syri.net.

Temat: