Alarm për bombë në Tiranë, jepen detajet!
Një telefonatë për një çantë të dyshimtë në shkallët e një pallati ka vënë në alarm policinë e Tiranës.
Banorët në pallatet ‘Mesapliku’ në zonën e Unazës së re në Tiranë kanë parë një çantë të dyshimtë dhe kanë njoftuar policinë, njofton syri.net.
Kjo e fundit ka siguruar zonën dhe ka njoftuar njësinë anti-eksplozv.
Informacion Paraprak nga Policia e Tiranës:
Më datë 03.11.2018, rreth orës 15:02 në zonën e ‘Unazës së Re’ poshtë shkallëve të një kompleksi pallatesh është konstatuar një çantë në dukje e dyshimtë.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 të cilat kanë formuar perimetrin e sigurisë si dhe është njoftuar njësia antieksplozivë.
(Foto ilustrim)