23:58 / E Enjte, 16 Gusht 2018 / indeksADMonline

Gjendet bombë në toalet, aeroplani që po shkonte në Dusseldorf bën aterim urgjent

Ekuipazhi dhe 273 pasagjerë kanë përjetuar situatë tmerri në udhëtimin nga Kairo në Dusseldorf. Në aeroplanin Boeing 757-300, është gjetur një bombë në toalet.

Për këtë, piloti është detyruar që të bëjë aterrim urgjent në aeroportin më të afërt, shkruan Indeksonline

Në këtë rast, aeroporti më i afërt ishte ai i Kretës në Chania, ishullin e njohur grek.

Një pasagjer thuhet se e ka parë bombën duke informuar ekuipazhin të cilët kanë njoftuar menjëherë pilotin./Indeksonline/