75 Mall Live Search
10:18 / E Enjte, 30 Prill 2026 / OSH

Alarmon Hykmete Bajrami: Po kapet shteti, u hap konkursi për 20 pozita të larta udhëheqëse

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se ka tentiva për të kapur shtetin. Bajrami thotë se vetëm disa orë para shpërndarjes së kuvendit janë shpallur rreth pozita të larta udhëheqëse.

“LVV-ja, pasi e përmbylli kapjen e AKP-së, RTK-së, KPMM-së dhe Komisionit të Jurisprudencës, vetëm disa orë para shpërndarjes së Kuvendit, ka shpallur rreth 20 pozita të larta udhëheqëse.
Këto nuk janë konkurse normale, janë përpjekja e fundit për kapjen e institucioneve para se të mbahën zgjedhjet.
𝑳𝒊𝒈𝒋𝒊 𝒑𝒆̈𝒓 q𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒏𝒆̈ 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒊 𝒒𝒂𝒓𝒕𝒆̈.
𝑵𝒆𝒏𝒊 31 – 𝑲𝒖𝒇𝒊𝒛𝒊𝒎𝒆𝒕 𝒆 q𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒔𝒆̈ 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓𝒄𝒂𝒌𝒕𝒐𝒏 𝒔𝒆 q𝒆𝒗𝒆𝒓𝒊𝒂 𝒏𝒆̈ 𝒅𝒐𝒓𝒆̈𝒉𝒆𝒒𝒋𝒆:
1.3. 𝑵𝒖𝒌 𝒊𝒏𝒊𝒄𝒊𝒐𝒏 𝒑𝒓𝒐𝒄𝒆𝒅𝒖𝒓𝒂 𝒕𝒆̈ 𝒓𝒆𝒋𝒂 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒏𝒆̈ 𝒑𝒐𝒛𝒊𝒕𝒂𝒕 𝒑𝒖𝒃𝒍𝒊𝒌𝒆, 𝒑𝒆̈𝒓 𝒆𝒎𝒆̈𝒓𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒆 𝒕𝒆̈ 𝒄𝒊𝒍𝒂𝒗𝒆 𝒆̈𝒔𝒉𝒕𝒆̈ 𝒌𝒐𝒎𝒑𝒆𝒕𝒆𝒏𝒕𝒆 𝒏𝒆̈ 𝒃𝒂𝒛𝒆̈ 𝒕𝒆̈ 𝒍𝒊𝒈𝒋𝒆𝒗𝒆 𝒑𝒆̈𝒓𝒌𝒂𝒕𝒆̈𝒔𝒆;
Po, konkurset janë hapur disa orë para shpërndarjes së kuvendit, por pikërisht këtu qëndron problemi: a mund të quhet proces kredibil një konkurs që shpallet në prag të shpërndarjes së kuvendit dhe i tëri zhvillohet nga një qeveri në dorëheqje?
A janë këto konkurse për profesionistë, apo për t’i rehatuar njerëzit e pushtetit para zgjedhjeve?
Institucionet publike nuk janë pronë e asnjë partie politike, nuk janë strehë për militantë, as tortë që ndahet në minutat e fundit të pushtetit.
Qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve duhet t’i ndalë menjëherë këto praktika, ta ristartoj këtë proces dhe këto pozita t’i plotësojë me njerëz profesionistë, të pavarur dhe me integritet.
Këto janë pozitat e shpallura:

  1. Sekretar – Ministria e Mjedisit
  2. Sekretar – Ministria e Shëndetësisë
  3. Drejtor i Përgjithshëm – Akademia e Kosovës për Siguri Publike, MPB
  4. Zëvendësdrejtor – Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave
  5. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Regjistrimit Civil
  6. Zëvendësdrejtor – Agjencia e Arkivave
  7. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Arkivave
  8. Drejtor Ekzekutiv – Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
  9. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Zhvillimit të Rinisë
  10. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Antidoping
  11. Drejtor Ekzekutiv – KIESA
  12. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit
  13. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Siguri Kibernetike
  14. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia për Pronësi Industriale
  15. Kryeinspektor – Ministria e Tregtisë
  16. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia Kosovare për Standardizim
  17. Drejtor i Thesarit – Ministria e Financave
  18. Drejtor Ekzekutiv -AQP
  19. Drejtor Ekzekutiv – Agjencia e Kosovës për Pajisje Medicinale
  20. Sekretar – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë