18:32 / E Enjte, 17 Shtator 2020 / indeksADMonline

Albana Osamani e thjeshtë, por e bukur, vë në pah linjat e trupit

Prej vitesh e kemi parë në ekran e cila pikërisht nga aty fitoi simpatinë e publikut.

Sot, prezantuesja Albana Osmani po e zhvillon pasionin e saj përmes dizajnimit të çantave për femra me emrin “Reine Ana”, shkruan Indeksonline.

Por, Albana është edhe një femër e kompletuar me një fizik joshëse dhe forma atraktive, e kjo bije në sy edhe në postimet e ndryshme që bën në rrjetet sociale.

Edhe  në disa fotografi që ka hedhur së fundi, Albana dukej joshëse dhe më në formë se kurrë më parë. E veshur thjeshtë, por me stil, Albana dukej yll.

Ndërkohë, kujtojmë që koleksionin unik i çantave “Reine Ana” mund të porositet online në të gjithë botën./Indeksonline/