23:56 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Albana Osmani tregon pse nuk mori pjesë në filmin hollivudian

Dy vite më parë, Albana Osmani tregoi se shumë shpejt do të shfaqej në ekran edhe si aktore, duke qenë se do të ishte pjesë e filmit ‘Lazart Burning’. Përkrah moderatores do të luanin aktorë rus dhe disa shqiptarë si Ermal Mamaqi, Jonida Vokshi dhe Blerim Destani.

Në një intervistë për ‘Anabel.al’ në vitin 2016-të, Albana u shpreh shumë entuziaste për ofertën që kishte marrë për t’u bërë pjesë e filmit. Ky film ka filluar të shfaqet në kinema, por me një emër të ri dhe me aktorë të tjerë. Bëhet fjalë për ‘The Brave’, filmi aksion i frymëzuar nga ngjarjet e Lazaratit.

E kontaktuar nga ‘Anabel.al’, Albana ka treguar se përse ndodhën këto ndryshime. “Në fakt ai film ‘Lazart Burning’ nuk u bë kurrë. Për punët e tyre ata ndryshuan skenarin, kastën e aktorëve dhe detaje të tjera. Në film futën më shumë personazhe burra. As unë, as Ermali dhe as Jonida nuk u bëmë pjesë e tij”, – ka shpjeguar Albana. Ajo ka treguar se nuk ka patur ndonjë problem që u bën këto ndryshime në kastën e aktorëve, sepse çdo gjë ka të bëjë vetëm me skenarin e filmit.