10:37 / E Enjte, 28 Janar 2021 / OSH

Albert Krasniqi do të varroset sot në ora 15:00

Ismet Krasniqi, familjar i tashmë të ndjerit, Albert Krasniqi, ka njoftuar se varrimi i Krasniqit do të bëhet në orën 15:00 në varreza të Prishtinës, shkruan IndeksOnline.

“Familjarë, miq e dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i nipit tem, Albert Krasniqi bëhet sot ne orën 15:00 në varreza të Prishtines”, shkroi ai.

Ndryshe, dje IndeksOnline raportoi ekskluzivisht se babai, Skënder Krasniqi ka vrarë djalin e tij Albertin në rrugën ”Ndue Perlleshi”, në Prishtinë.

Ndërsa, policia sot njoftoi se në vendin e ngjarjes janë gjetur një revole, një karikator, tre fishekë, një gëzhojë dhe një predhë./IndeksOnline/