20:36 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Albin Kurti, s’guxon të bie në kurthin djallëzor të Edi Rames

Shkruan: Fadil Maloku

1. Indiciet e TANISHME (pa marr parasysh; qëllimin, dëshirën dhe aspiratën) për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërinsē pa një ulëse në OKB dhe pa garancionet publike të OKB-s (insistimi duhet të bëhet që ajo të ishtrohet përmes ndonjë Rezolute) për njohjen e kufijve të shpallur me aktin e pavarësisë, pra, të tërësisë teritorriale, NËNKUPTON de facto e de jure, VETËM ndarje tē Kosovës!

2. E ajo çka është mē e çuditshme dhe më makabre në krejt këtē synim e përpjekje është që; “gërshërët e ndarjes” do zbresin jo siq po e kërkon Serbia (përmes idesë së “korigjimit” si minimumi i kompromisit!) deri te lumi Iber, por shumë kilometra poshtë tij. Pra, diku rreth 25%/30% të teritorrit të gjithëmbarshëm të Kosovës, së njohur me kufijt e përcaktuar administrativ.

3. S’këndejmi, Projekti i bashkimit të Kosovës (pas insistimit të marrjes nga ana e Serbisē tē 25%/30% të teritorrit tē Kosovës) me 75% të teritorrit tē saj të mbetur, me Shqipërinë mbetet synimi, qëllimi dhe përpjekja më shkatërrimtare e idesë së “kompromisit”, që po e ripërsërit si papagall politika dhe kakofonia e Presidentit Vuçiq. Ide kjo që mjerisht gjeti përkrahje naive edhe te Presidenti i Kosovës Thaçi, dhe sidomos te kryeministri kontravers shqiptar, Edi Rama.