Albulena Haxhiu ankohet në Kushtetuese, por ka pagën më të lartë së të Ramush Haradinajt (Dokument)
Paga mujore e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është më e ulët se paga e deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Derisa kryeministri ka pagën neto 1 347 euro, deputeti i Kuvendit të Kosovës paguhet 1.842 euro në muajt.
Të paktën këto janë të dhënat zyrtare të deklaruara në Agjensionin Kundër Korrupsion.
Paga e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu është 1 842 euro ndërsa e njëjta merr edhe 1.058 euro nga mëditjet, raporton Indeksonline.
Kjo e fundit bashkë edhe me 29 deputetë tjerë kanë parashtruar ankesë në Gjykatën Kushtetuese për të kërkuar ligjshmërinë e vendimit të Qeverisë e cila rriti pagat për zyrtarët e saj.
“Vendimin e kundërligjshem dhe te padrejte per rritjen e pagave, ne emer te deputeteve te grupit tone parlamentar si dhe me mbeshtetjen e tre deputeteve tjere te opozites, sot e kam derguar edhe ne Gjykaten Kushtetuese. Ky vendim eshte jokushtetues edhe per shkak se ka nderhyre ne kompetencat e Kuvendit si autoritet legjitim por edhe per shkak se eshte ne shperputhje me gjendjen socioekonomike. Pas vendimit te drejte te AKK edhe Gjykata Kushtetuese duhet se pari te vendos per mase te perkohshme pra ta pezulloj kete vendim, deri ne shfuqizim te tij!” (sic.), kishte shkruar Haxhiu në facebook.
Ndërsa sot e njëjta kur është telefonuar nga redaksia në lidhje me pagën e saj, ka thënë se nuk flet për Indeksonline derisa ajo ka një rast të hapur me Indeksin në Gjykatë.
Qeveria Haradinaj në dhjetor të vitit 2017 ka marr vendim që pagat e zyrtarëve qeveritar të rriten pasi që janë shumë të ulëta në krahasim me pagat e presidencës dhe të kuvendit, por një vendim i tillë u anulua pasi që 30 deputetë të Kuvendit dorëzuan në kushtetuese kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij vendimi./Indeksonline/