15:08 / E Shtunë, 09 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Albulena reagon për SMS-at, qorton ashpër Aida Dërgutin!

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albulena Haxhiu-Krasniqi, e cila ishte e përfshirë në SMS-at e publikuara në media, ka reaguar ashpër. Sipas saj, publikimi i komunikimit të brendshëm ishte i gabuar nga mediat.

Mirëpo, Haxhiu është marrë edhe me ofendimin që Aida Dërguti ia ka bërë themeluesit të LVV-së, Albin Kurti, duke e quajtur “mut”, transmeton ‘Indeksonline’.

“Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët.

Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

Së treti duhet që të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes”, ka thënë ajo.

Shkrimi i plotë i Haxhiu-Krasniqit:

Lëvizja jonë ka organet, ka Statutin dhe konsiderohet subjekti politik me nivelin më të lart të demokracisë së brendshme.

Kushdo që ka nxjerr publikime të komunikimeve të brendshme nuk ka vepruar drejtë, dhe ka bërë gabim. Sigurisht që diskutimi dhe vendimet duhet të kthehen brenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes, pasi qytetarët kanë besim te Lëvizja dhe parimet e saj.

Meqë më kanë shkruar shumë qytetarë e aktivistë, e ndjej obligim që para tyre ta them qëndrimin tim, pasi qëndrimi është parakusht për çdo aktivist politik. Nuk mund të ketë aktivizëm pa qëndrime.

Së pari, ofendimi që ka ndodhur ndaj Albinit nuk është i pranueshëm dhe kerkimfalja duhet të kishte ardhur shumë më herët.

Së dyti, çdo ofendim tjetër është në dëm të organizatës, i papranueshëm dhe duhet ndalur menjëherë.

Së treti duhet që të gjitha çështjet urgjentisht të diskutohen përbrenda organeve vendimmarrëse të Lëvizjes.

Së katërti, Lëvizja është përballur me momente më të vështira, dhe gjithnjë ka dalë edhe më e fortë.

Së pesti, Kosovës i duhet programi që Lëvizja përfaqëson si dhe demokracia e brendshme dhe e jashtme që Lëvizja praktikon e synon.

Prandaj ne së shpejti do të mbajmë edhe zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes, ku une presë që Albin Kurti të kandidojë, bashkë me këdo tjetër që është i gatshëm të hyjë në këtë proces te demokracisë së brendshme./Indeksonline/