18:41 / E Shtunë, 06 Tetor 2018

Alcacer merr topin në shtëpi, ndeshje spektakolare në “Signal Iduna Park”

Borussia e Dortmundit arriti një fitore spektakolare, 4-3 ndaj Augsburgut, në “Signal Iduna Park”, ku protagonist absolut ishte sulmuesi i ardhur nga Barcelona, Paco Alcacer, i cili shënoi një tripletë dhe mori topin në shtëpi.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e Augsburgut, që shënoi me anë të Finnbogasson, ndërsa “verdhezinjtë” baraspeshuan rezultatin në fillim të pjesës së dytë me sulmuesin spanjoll.

Augsburgu kaloi sërish në avantazh më anë të Max, para se Alcacer dhe Mario Gotze të çonin rezultatin 3-2 për Borussian e Dortmundit. Gjithsesi Augsburgu riktheu edhe njëherë baraspeshën në minutën e 87 dhe kur u duk se dy skuadrat do të ndanin nga një pikë, ishte sërish spanjolli Alcacer që shënoi golin e tretë personal dhe të katërtin për Dortmundin, që doli me 3 pikë të plota nga kjo sfidë.

Fitore mori edhe Schalke 04, që triumfoi 0-2 në transfertën ndaj Dusseldorfit, ndërsa Hannoveri mposhti 3-1 Sttutgartin dhe Mainz-Hertha Berlin, u ndanë në barazim pa gola.

Aktualisht Bundesliga gjermane kryesohet nga Borussia e Dortmundit me 17 pikë, e ndjekur nga ëerder Bremen dhe Hertha Berlin me nga 14 pikë secila.

Temat: