09:24 / E Mërkurë, 10 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kandidatët për ”Këpucën e Artë”: Top golashënuesit e Evropës janë katër emra befasues

Stuani, Kryzsztof Piatek, Alcacer, Hazard.. janë top-golashënuesit në La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Premier League. Ata janë emrat e papritur që befasisht po shkëlqejnë këtë sezon.

Në një kampionat ku është Messi, Griezmann, Luis Suarez, Bale, Diego Costa, Benzema etj, është Stuani, i cili është top-golashënues me tetë gola në tetë ndeshje.

32-vjeçari është golashënues i dëshmuar, teksa sezonin e kaluar, kishte shënuar gjithsej 21 gola.

Stuani arriti në Spanjë në vitin 2009, duke iu bashkua Albacetes në divizionin e dytë. Ai është miku i Edinson Cavanit nga Danubio në Uruguai, ku të dy i filluan karrierat, transmeton IndeksOnline.

I dyti në renditje pas Stuanit është Andre Silva i Sevillas. Ai e filloi sezonin e ri me një tre-golësh ndaj Rayo Vallecanos, dhe ai më pas shënoi dy gola ndaj Real Madridit, si dhe më pas arriti t’i shënojë edhe Levantes dhe Eibarit.

Lojtari është në huazim nga Milani dhe Sevilla e ka opsionin e blerjes së tij për 35 milionë euro. Ai është duke e shijuar një kampanjë impresive, pas një sezoni dështues te Milani.

Top golashënuesit në La Liga:

”Në vitin 2006, ai ishte vetëm 11-vjeçar, por kishte një talent të jashtëzakonshëm”, tha Andrzej Bolisega, trajneri i parë i Krysztof Piatek, i cili ishte një zbulim në Serie A, duke u transferuar në Genoa vetëm për katër milionë.

Ai ka nëntë gola në shtatë ndeshje, që e bën Piatekun si top golashënuesin e kampionatit italian para emrave si Ronaldo, që ka katër gola, dhe Insigne, që ka gjashtë gola.

Top golashënuesit në Serie A:

Alcacer është rikthyer fuqishëm në formë duke e bërë atë që ai e di më së miri: të shënojë gola dhe ai është tani top golashënues në Bundesliga.

Sulmuesi i Dortmundit ka gjashtë gola në vetëm 81 minuta lojë. Një tre-golësh ndaj Augsburg, një dopietë ndaj Leverkusenit dhe një tjetër gol ndaj Eintrachtit. Ndërsa, Lewandowski, top golashënuesi i sezonit paraprak, ka vetëm gjashtë gola.

Golat e tij kanë bërë që Alcacer të ftohet nga Kombëtarja e Spanjës dhe tani ai e ka lënë anash zhgënjimin që kishte te Barcelona.

Top golashënuesit në Bundesliga:

Në Angli, është e njejta me Hazard, një top lojtar, por jo i njohur për shënimin e golave, është duke udhëhequr në Angli.

Ai ka gjashtë gola dhe është para Harry Kane dhe Sergio Agueros, të cilët kanë nga dy gola më pak.

Top golashënuesit në Premier League:

/IndeksOnline/