18:54 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Aldon Sadiku kampion i ‘Bodybuliding’-ut për herë të katërt

Me datën 13 prill është mbajtur Kupa e Kosovës në fintes dhe ‘bodybuliding’.

Njëri nga pjesëmarrësit në këtë garë ishte edhe Aldon Sadiku, i cili arriti ta rrëmbej titullin e kampionit në kategorinë ‘Classic’, transmeton Indeksonline.

Ky ishte titulli i katërt radhazi për Sadikun në këtë kategori. Përmes një postimi në Instagram ai ka falënderuar trajnerin e tij, shoqërinë dhe familjen për këtë sukses.

Tutje, ai ka treguar që synimi i tij i radhës është Kampionati Ballkanik që do të mbahet në Greqi me 17 maj./Indeksonline/