23:24 / E Hënë, 19 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Aleksander Vuçiq: Taksa e 10% është e pavlerë, Kosova nuk anëtarësohet në Interpol

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq,  sonte ishte pjesë e emisionit “Happy” ku foli për taksën e vendosur nga Kosova dhe mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Fillimisht ai u pyet për taksën e 10% dhe marrëveshjen e CEFTA-së, transmeton Indeksonline.

“Ne nënshkruam marrëveshjen CEFTA në vitin 2016, e cila do të jetë në fuqi për 12 vite. Ajo është shkelur pjesërisht dhe përkohësisht. Tregu rajonal ishte shumë i rëndësishme. Prishtina paraqiti një taksë për 10% të mallrave që është e pavlerë. Kjo është pamundur nga rezultatet e të gjitha marrëveshjeve tona në Bruksel.”, u shprehë Vuçiq, transmeton Indeksonline.

“Serbia është gjithmonë e gatshme të flas për kompromis dhe paqe. Ne nënshkruam marrëveshjen e Brukselit. Ata nuk arritën të zbatojnë asnjë nga pikat e kësaj marrëveshje.”,vazhdoi presidenti serb.

Vuçiq u pyet edhe për mundësinë që Kosova të anëtarësohet në Interpol.

Ai ka shprehur besimin e tij, duke thënë se Kosova nuk do të arrijë të bëhet pjesë e Interpolit.

“Kam parë në media se të gjithë presin që Kosova të hyjë në Interpol. Dua të përgëzoj ministrin Daçiq dhe atë Stefanoviç për përpjekjet e tyre. Unë besoj se kemi arritur disa rezultate dhe shpresojmë në fitoren tonë.”, tha Vuçiq.

“Unë besoj se Kosova nuk do të jetë anëtare e Interpol, por mund të ndodhë që unë jam gabim. Por ne u përpoqëm për të parandaluar atë. Ne kishim forcat më të mëdha të botës kundër.”, përfundoi Aleksander Vuçiq. /Indeksonline/