00:02 / E Hënë, 02 Korrik 2018 / indeksADMonline

Alfa Romeo zbulon modelin e ri Stelvio [Foto]

Alfa Romeo sjellë në treg modelin Stelvio për 2019, në një variant me vetëm boshtin e pasmë.

Kjo do ta bëjë më të lehtë këtë veturë për rreth 50 kilogramë, por edhe për 1,700 euro më lirë.

Ajo do të mbajë shenjën Q2 që do të tregojë makinën e fundit, ndërsa Q4 do të mbetet e rezervuar për AWD.

Stelvio posedon turbinë të fuqishme me dy cilindra 2.0 litërsh që sigurojnë 280 kuaj fuqi dhe ndërrues automatik prej tetë shpejtësive. RWD Stelvio vjen edhe me paketën Sport që përfshin pedale alumini, një ekran multimedial 8,8 inç, një paketë për motin e ftohtë dhe asistencën e teknologjisë për vozitje. /IndeksOnline/