08:05 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Ali Berisha uron nga Spitali rajonal i Pejës: Do ta bëjmë diferencën në 2018

Numri dy i shëndetësisë kosovare Ali Berisha, çastet e ndërrimit të moteve i ka kaluar me stafin mjekësor të spitalit rajonal të Pejës.

Nga ky institucion shëndetësor Ali Berisha ka uruar armatën e mantelbardhëve duke garantuar se me Qeverinë Haradinaj në vitin 2018 do të ndodhë diferenca në shëndetësinë kosovare.Postimi i plotë i zv/ministrit të Shëndetësisë Ali Berisha:

“Çastet e para të ndërrimit të moteve në Spitalin Rajonal të Pejës. Foshnja e parë në sekondat e parë të vitit 2018 ka lindur në QKUK, gjinia mashkull, emri AJN. Nga Spitali Rajonal i Pejës, respekt për armatën e mantelbardhëve të Republikës. Në shëndetësi do ta bëjmë diferencën. Gëzuar 2018”-ka shkruar Berisha. Në këtë institucion rajonal shëndetësor kosovar zv/ministri Ali Berisha është pritur nga drejtori rajonal Skënder Dresha dhe stafi kujdestar emergjent dhe gjinekologjik.