12:08 / E Martë, 13 Nëntor 2018 / indeksADMonline

”Ndihem krenar që jam pjesë e Kosovës” – mbrojtësi i entuziazmuar pas grumbullimit

Mbrojtësi, Fidan Aliti është pjesë të ftuarve të Kosovës për dy ndeshjet e radhës.

”Dardanët” do të përballen me Maltën dhe Azerbajxhanin në dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.

Pas katër ndeshjeve, Kosova është lidere në Grupin D3, dhe fitoret janë opsioni në këto dy ndeshje, transmeton IndeksOnline.

Dhe Aliti, i cili është ftuar nga Challandes në këto dy ndeshje, ka thënë se është krenar që është pjesë e Kosovës.

”Krenar që jam pjesë e Kosovës”, shkroi Aliti në llogarinë e tij zyrtare në Facebook./IndeksOnline/