15:59 / E Martë, 28 Gusht 2018 / indeksADMonline

Zyrtare: Mbrojtësi i njohur merr ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja kosovare

Mbrojtësi, Fidan Aliti ka marrë ftesë zyrtare nga Përfaqësuesja kosovare për dy ndeshjet e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Alitit, Skënderbeu përmes faqes zyrtare të klubit në Facebook.

Kosova do ta fillojë aventurën e re në muajin shtator në Ligën e Kombeve, transmeton IndeksOnline.

Lojtarët e Bernard Challandes do të përballen me Ishujt Faroe dhe Azerbaixhanin.

Vlen të përmendet se FFK ka konfirmuar se ndeshja ndaj Ishujve Faroe do të zhvillohet në stadiumin, ”Fadil Vokrri”./IndeksOnline/