10:30 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ylli i Kosovës: Synojmë ta mbyllim këtë vit pa humbje

Në paraditën e sotme, Kombëtarja e Kosovës është nisur drejt Maltës.

Në Maltë, futbollistët kosovarë do ta zhvillojnë ndeshjen e pestë në kuadër të Ligës së Kombës.

Andaj, si lidere në grupin D3, Kosova është favorite në letër dhe për ta mbajtur primatin, synon fitore, transmeton IndeksOnline.

Me skuadrën, ka udhëtuar edhe mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti.

Aliti ka premtuar se ai dhe bashkëlojtarët e tij do ta japin maksimumin me synimin për ta mbyllur vitin pa humbje.

”Ne jemi të gatshëm ta japim maksimumin për Kosovën dhe të qëndrojmë pa humbje këtë vit”, shkroi Aliti në Facebook./IndeksOnline/