14:10 / E Enjte, 05 Korrik 2018 / indeksADMonline

Aliu: Rritja ka mund të bëhet në 16.5 milionë, por asnjëherë në 53 milionë

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu ka thënë se 14.7 milionë të Bechtel Enkas do të mund të rriteshin ndoshta në 16.6, por asnjëherë në 53 milionë.

Sipas tij, kontrata ka qenë për 42 muaj dhe më pas është shtyrë për 11 muaj të tjerë. Kalkimet e VV-së dalin se vlerësimi i parë kap 14.5 milionë, kurse sipas vlerësimit të dytë që del nga Bechtel Enka, del 16.5 milionë, pra jo 53 milionë, transmeton Indeksonline.

“Ky 53 milionëshi qenka rritje. Nuk është e vërtetë…  Pra Bechtel Enka këtë 14.7 e ka rrit në 16.6. kostot tjera janë tejkalim i kontratës. Eventualisht ky 14.7 ka mujt me u bë 16.6 po absolutisht jo 53.7 milionë euro. Kontrata ka qenë për 42 muaj, është shtu edhe për 11 muaj tjerë, pikërisht kjo kosto kalkulohet. 14.4 dhe vlerësimi i dytë prej 16.5, pse duhet 53 milionë euro. Kjo nuk ka të bëjë me pajisjet”, ka thënë Aliu.

Ndryshe, ai ka thënë se nëse LDK-ja paratë e borxhit i ka marrë dhe i ka përdorë për projekte të paplanifikuara në komunat ku ka udhëhequr ajo, kjo është e papranueshme për Vetëvendosjen.

“U tha se LDK i ka marrë paret ,unë nuk e mirëkuptoj LDK-në nëse ka bë diçka të tillë. Nuk e mirëkuptoj Aleancën nëse i merr paratë e buxhetit dhe i kalon tek komunat që i udhëheq. Nuk e kuptoj këtë nëse kanë vepru kështu. Po flitet për penallti, le të thuhet konkretisht kush e ka marrë atë vendim, kush e ka bë penalltinë”, ka thënë Aliu./Indeksonline/