23:58 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Alketa Vejsiu kujton fituesit e ‘X Factor’: Do kisha dashur t’ia jepja një përqafimi Ergi Dinit (Video)

Alketa Vejsiu njihet si prezantuese dhe producente e disa spektakleve e emisioneve më të ndjekura në vend, një ndër to ka qenë edhe “X Factor”, ku 5 vite më parë u shpall fitues Ergi Dini, këngëtari që u nda nga jeta dy vite më parë.

Alketa me anë të një videoje ka kujtuar sot disa nga momentet më të bukura të “X Factor” duke u shprehur se e ka marrë malli për këtë spektakël.

Në video shfaqet edhe momenti kur Ergi u shpall fitues dhe moderatorja shkruan se do të kishte dashur një përqafim djalit me zërin më të bukur.

 


“Me ka marre malli per X Factor! Ju dua te gjitheve. Dhe vecanerisht nje perqafim do kisha dashur t’ja jepja zerit me te bukur te djemve te zbuluar nga 4 edicionet Ergi Dini”, shkruan Alketa.