16:52 / E Mërkurë, 31 Tetor 2018 / indeksADMonline

Alketa Vejsiu në pushime, takon idhullin e saj

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu ka lënë anash angazhimet në ‘Dance with me Albania’ për ti shijuar disa ditë pushimi në Itali.

Ajo nga atje ka postuar imazhe të ndryshme, edhe imazhi i fundit e sjell Alketën në një veshje të rehatshme dhe me shumë stil, shkruan Indeksonline.

Alketa dukej e mrekullueshme në një veshje sportive të cilën e kishte kombinuar me një shall me ngjyrë të ndezur portokalli.

Përveç pushimit, Alketa ka shfrytëzuar kohë edhe për biznes, ajo në Itali ka takuar agjentin e njohur për organizimin e dasmave, David Tutera.

“Dikur i lexoja librat e tua kur ClassaEvents ishteprojekt vetëm në letër! Sot ne jemi të ulur së bashku! Jeta është e bukur!”, ka shkruar Alketa

Sharmante dhe mahnitëse është dukur edhe këtë herë moderatorja seksi./Indeksonline/

Temat: