07:20 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Alkool dhe drogë, “Pashkë” të çmendura për britanikët (Foto)

Kur është fjala për të festuar, britanikët dinë shumë mirë se çfarë të bëjnë. “Daily Mail” shkruan se britanikët i kanë shfrytëzuar në maksimum ditët e pushimit për Pashkën katolike, e festat duket sikur nuk kanë pasur fund, duke filluar që të enjten deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Por nën efektin e alkoolit, apo edhe lëndëve të tjera narkotike të ndaluara, në 4 ditët e “festës” ata e kanë tepruar në rrugët e qyteteve duke kaluar përtej rrjedhës normale, e jo pak herë në konflikte fizike.