Britanikët vënë alarmin: Mafia shqiptare ka pushtuar tregun e kokainës
Mafia shqiptare në muajt e fundit është në qendër të autoriteteve të huaja por edhe mediave të ndryshme ndërkombëtare.
Mediat britanike kanë dhënë alarmin në lidhje me mafian shqiptare e cila sipas tyre ka “pushtuar” Anglinë.
“The Times” i ka kushtuar një artikull të tërë trafikantëve shqiptarë të cilët sipas tyre po ushqen dhunën me anë të kokainës.
“Shqiptarët që kontrollojnë tregtinë me kokainë të pastër kanë rritur praninë e tyre në Britani me rreth 60% në tre vitet e fundit, duke ushqyer një rritje të krimit të dhunshëm”- shkruhen në artikull.
Një tjetër alarm që është ngritur nga kjo media është dhe kontrolli i madh që po marrin bandat shqiptare në Brtiani dhe se kanë në dorë dhe kontrollojnë të gjithë kokainën. /albeu.com/