Britanikët kalojnë së paku 27 ditë në vit të shqetësuar për “mikrostreset”
Britanikët shpenzojnë së paku 27 ditë në vit duke u shqetësuar për mikrostreset.
Sipas hulumtimeve të fundit, të rriturit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar po preken nga ankthet e përditshme siç janë humbja e një portofoli, çante ose çelësave, transmeton Indeksonline.
Sondazhi i dy mijë burrave dhe grave kanë gjetur se kombi shpenzon nga dy orë në ditë mbi ndjenjën e tensionuar.
Një prej psikologëve kryesorë në Britani, David Lewis ka paralajmëruar se si jetët e njerëzve janë më të zhurmshme, njerëzit po përjetojnë stres të përditshëm e që mund të ketë një ndikim kumulativ me kalimin e kohës.
Hulumtimi gjithashtu ka zbuluar se ndër 20 shkaktarët më të mëdhenj të stresit, është humbja e një portofoli./Indeksonline/