14:02 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Allegri pyetet për Pogban, kjo është përgjigja e tij

Trajneri i Juventusit, Maxi Allegri ka refuzuar të komentojë nëse kampioni italian është i interesuar që ta ri-transferojë mesfushorin e Man Unitedit, Paul Pogba këtë verë.

Pogba ka bërë 178 paraqitje për Juventusin ndërmjet viteve, 2012 dhe 2016, dhe ka shënuar 34 gola duke fituar katër tituj të Serie A, shkruan indeksonline.

Francezi iu bashkua Manchesterit nga Juventusi për 89.3 milionë funte.

Këtë verë, spekulimet për rikthimin potencial të tij në Torino janë duke qarkulluar pas dy viteve të çuditshme të tij në Angli.

Por, trajneri, Allegri i është përgjigjur pyetjeve për transferimin e mundshëm të 25-vjeçarit, i cili e fitoi Kupën e Botës me Francën këtë muaj.

”Unë vetëm mund të them se jam i lumtur që e kam parë atë duke u zhvilluar në një kompeticion të rëndësishëm si Kupa e Botës”, tha Allegri.

”Ai ka luajtur me personalitet të madh. Krahasuar me të kaluarën, tani ai është pjekur shumë”./IndeksOnline/

Temat: