22:05 / E Hënë, 11 Qershor 2018 / indeksADMonline

Almeda Abazi e bën hor ‘Dancing With the Stars’: Edhe ujin e paguajta vet! (Foto)

Aktorja e njohur Almeda Abazi, prej disa muajsh prezantoi spektaklin ‘Dancing with the stars’, duke ndenjur për disa muaj në Shqipëri. Pak ditë më parë edhe Tolgahani erdhi në Shqipëri duke e vizituar për herë të parë atdheun e bashkëshortes.

Tolgahan u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar dhe performanca e kërcimit që çifti bëri gjatë spektaklit u vlerësua me duartrokitje të mëdha. Mirëpo edhe pse publiku e priti mjaft mirë, para se të largohet sërish për në Turqi, Almeda është shprehur e pakënaqur ndaj produksionit të ‘Dancing with the stars.’

Nëpërmjet një statusi në Instastory, ajo tregoi se ata nuk i kishin mbuluar as shpenzimet ekstra gjatë qëndrimit të saj në hotel.