Alves nuk e kupton se si Messi nuk u nominua për ”The Best”
Para fillimit të gala mbrëmjes së djeshme, Dani Alves ka folur për mungesën e Lionel Messit në nominim për çmimin, ”The Best”.
Mbrojtësi brazilian tha se ishte e tmerrshme që Messi nuk ishte ndër tre të nominuarit për çmimin e më të mirit të vitit nga FIFA.
Duke folur ESPN, mbrojtësi i Paris Saint-Germain tha:
”Nuk është e rastësishme që Messi nuk u nominua për ‘The Best”.
”Ata kanë shikuar se çfarë Messi ka bërë me Argjentinën dhe jo me Barcelonën”.
Alves ishte i përfshirë në 11-shen më të mirë të vitit mbrëmë./IndeksOnline/