20:42 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ambasadori Greiçevci në Royal Ascot, me ftesë të Mbretëreshës Elizabeta II (Foto)

Ambasadori i Kosovës në Angli, Lirim Greiçevci i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, me ftesë të Mbretëreshës Elizabeta II ka marrë sot pjesë në Royal Ascot një nga tubimet më të mëdha të aristokracisë britanike.


Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes llogarisë Facebook, teksa ka postuar edhe disa imazhe nga ky event në të cilin kanë marrë pjesë edhe kore diplomatike dhe personalitete të njohura./Indeksonline/