15:38 / E Mërkurë, 10 Janar 2018 / indeksADMonline

Shpendi, Visari, Dardani, takim me ambasadorin e shtetit të fuqishëm evropian

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka zhvilluar një takim disa minutësh në një nga lokalet e kryeqytetit në Prishtinë me kryetarin aktual të Prishtinës, Shpend Ahmetin dhe dy të larguarit nga Lëvizje Vetëvendosje, Visar Ymeri e Dardan Sejdiu.

Indeksonline mëson se takimi ka zgjatur rreth gjysme ore ndërsa nuk dihet ende se çfarë është diskutuar në këtë takim.

Pas kafes në qytet, Shpend Ahmeti është parë në zyret e Lëvizjes Vetëvendosje ku po merr pjesë në mbledhjen e thirrur nga partia./Indeksonline/