08:32 / E Hënë, 11 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ambasadori O’Conell: Urime Dua, krenaria e dy shteteve

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell ka uruar këngëtaren Dua Lipa për dy çmimet e marra në ‘Grammy Awards’.

O’Conell e ka quajtur Duan, krenarinë e dy shteteve, atë të Britanisë dhe të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Urime Dua Lipa, krenaria e dy shteteve”, ka shkruar O’Conell.

Ndryshe duhet shtuar se Dua ka fituar mbrëmë dy çmime: Kënga më e mira dance si dhe artistja më e mirë e re.

Padyshim se ky është një sukses fantastike, pasi Dua bëhet shqiptarja e parë që fiton një çmim ‘Grammy’./Indeksonline/