12:57 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ambasadorja amerikane: NATO do ta mbështesë Ushtrinë e Kosovës


Kay Bailey Hutchison, ambasadorja e SHBA-së në NATO, edhe njëherë ka përsëritur qëndrimin e saj sa i përket Ushtrisë së Kosovës.

Aambasadorja Hutchison ka thënë se NATO do të punojë me qeverinë e Kosovës për t’u kujdesur që do të krijohet një forcë mbrojtëse shumë-etnike, ku janë të përfshira të gjitha minoritetet.

Taksën ndaj Serbisë, ambasadorja amerikane e ka vlerësuar si politikë bilaterale ndërmjet dy shteteve. Këto komente ajo i ka bërë gjatë një konferencë para nisjes së takimit të ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.