23:20 / E Enjte, 25 Janar 2018 / indeksADMonline

Ambasadorja Çitaku me këtë përgjigje për Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po qëndron në Davos të Zvicres në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror. Ai ka folur sot për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sipas tij, nëse ideja e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po zhvillohet vetëm që Serbia të detyrohet ta njohë Kosovën, ai s’është i interesuar për vazhdim të dialogut.

“Nëse thoni, ‘Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe kaq’ – atëherë faleminderit dhe mirupafshim”, ka thënë Vuçiq.

Pas këtyre deklaratave të parit të Serbisë, ka reaguar ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Ok, bye” (Ani, mirupafshim), ka shkruar Çitaku në llogarinë e saj në Twitter, duke komentuar fjalët e Vuçiqit në Davos.

/Indeksonline/