12:44 / E Mërkurë, 12 Gusht 2020 / indeksADMonline

Amerikani shiti kamionçinën me çmimin që e kishte blerë para 44 vjetëve – 75 $

Në SHBA ka ndodhur një Pazar interesant.

Amerikani Bob Sportal nga Prinsburgu i Minnesotas vendosi të shesë kamionçinën e markës Chevrolet, të cilën e kishte blerë 44 vjet më parë.

Bob e kishte blerë Chevroleten për 75 dollarë dhe atë tash ia shiti nipit të pronarit të parë të veturës.

Tom Linstra, pronari i ri, tha se po ndihet për mrekulli pas kësaj blerje.

“Po ndihem sikur po vozis me gjyshin sërish, po më kthehen disa kujtime dhe jam shumë i lumtur”, tha Linstra, derisa Bob Sportal u shpreh i lumtur që Chevroleti i tij ka përfunduar te kjo familje.