22:57 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Analisti në RTK me një pyetje të “butë” për Thaçin: Si po e bëni gjumin?

Një debat i qetë dhe pa pyetje provokuese është zhvilluar sonte në Radio Televizionin e Kosovës ku i ftuar ishte presidenti i Republikës, Hashim Thaçi.

Pyetjet ishin të natyrës së aktualitetit: Si e vlerësoni dialogun me Serbinë?, A do të ketë korrigjim të kufijve?…  Pyetja të cilat janë bërë ‘bozë’ për qytetarët e vendit.

Mirëpo, një pyetje palidhje i është shtruar Thaçit nga njëri prej analistëve në RTK.

“Zotëri president, pas shumë zhvillimeve që po i keni, si po e bëni gjumin”?…

“Unë gjumin e bëj shumë qet, i relaksuar sepse i besoj ideve dhe angazhimit të mia personale në interes të shtetit. Ndihem mirë, i fuqishëm dhe do të bashkëpunoj me të  gjithë”, është deklaruar ai.

Ndryshe, presidenti Thaçi mbrëmë në një debat në televizionin VIZIONPLUS të Shqipërisë, përballë Sokol Ballës, është ballafaquar me analista tejet profesional.

Këta të fundit e “mbështeten për muri” presidentin me pyetje dhe analiza për gjendjen në Kosovë dhe gjetiu. /Indeksonline/

Përplasje e ashpër e Thaçit me analistin nga Shqipëria: Mos u bëni agresiv…!