13:44 / E Diele, 24 Janar 2021 / OSH

Analisti Salihu: VV e ka mundësinë ta dëshmojnë që nuk po e pëdorin Vjosën si kukëll imazhi

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me shumë gjasë nuk pritet të lejohet të kandidoj për deputet. Kësisoji, ai nuk do të mund t’i prij listës së kandidatëve për deputetë.

Por, kush do të jetë 1shi i LVV-së në rast që Kurtit i ndalohet kandidimi?

Në lidhje me këtë temë, Indeksonline kontaktoi analistin e njohur, Fitim Salihu.

Ai beson se logjikisht, listës së LVV-së duhet t’i prij Vjosa Osmani nëse Kurtit i ndalohet kandidimi.

“Duke e parë simpatinë e madhe të votuesve të Vetëvendosjes për Vjosa Osmanin, atëherë logjikisht ajo do të duhej të ishte bartëse e listës.”

“Vetëvendosja e ka kritikuar LDK-në se e përdor Vjosën si kukull imazhi por nuk ia beson hapësirën e duhur. Tani e kanë mundësinë ta dëshmojnë që vetë ata nuk po e përdorin Vjosën si kukull imazhi dhe ia besojnë hapësiren e duhur”, tha Salihu.

LVV ka dërguar kërkesë në PZAP kundër vendimit të KQZ-së për moscertifikim të listës së kandidatëve, që ia ndalon Kurtit të kandidoj për deputet./Indeksonline/